Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka vlerësuar se lidhja e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate ka qenë gabim i rëndë. Për këtë arsye ka kërkuar falje nga votuesit dhe përkrahësit e AAK-së.
“Gabimi më i rëndë i kësaj periudhe ishte lidhja e një koalicioni të panatyrshëm me të majtët e Nismës Socialdemokrate. Ky bashkëpunim ishte një devijim nga vlerat dhe identiteti ynë politik – dhe për këtë përgjegjësinë e marrim ne, kryesia dhe kryetari së bashku”, është shprehur Krasniqi.



Të tjera
Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë
Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evropë
Brokoli forcon stomakun