Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është deklaruar para mediave.
“Ckado që është varur nga Lëvizja Vetëvendosje ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç e kam thënë në të kaluarën urojmë që të reflektojnë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë dhe në mënyrë që ta konstituojmë kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Sot nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të 19’tën herë me qëllimin për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.g.e.



Të tjera
Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë
Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evropë
Brokoli forcon stomakun