Pas dështimit të 19-të për të konstituuar Kuvendin, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar partitë e tjera politike për këtë gjë.
Kusari-Lila në një deklaratë për media ka thënë se kryeparlamentari i takon partisë fituese të dala nga zgjedhjet e fundit dhe se partitë e tjera politike po e bllokojnë këtë proces.
“Siç e patë dhe vet jemi dëshmitar të dështimeve të konstituimit të Kuvendit për të 19-tën herë. Në situatën aktuale e kemi të paqarta se cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë. Është e qartë se edhe kryeparlamentari i takon partisë së parë dhe në këtë premisë jemi duke e bërë propozimin, përderisa partitë tjera nuk po marrin pjesë në votim. Në rrethanën në të cilën jemi, bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk po marrin pjesë në votim”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo po ashtu tha se kjo situatë do të mbetet e tillë pasi partitë politike po prezantojmë qëndrime politike kundrejt një të drejte kushtetuese që e ka LVV-ja.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore