Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrës në burgun e Dubravës, duke thënë se mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Presidentja Osmani ka thënë se sot kujtojmë me dhimbje Masakrën e burgut të Dubravës, njërën prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
“Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si dhe plagosi 300 të tjerë. ta u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi”, ka thënë ajo.



Të tjera
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë