Kaja Kallas, gjerë e gjatë ka folur ekskluzivisht për Radiotelevizionin e Kosovës. Ajo ka thënë mes tjerash se popujt e Ballkanit duhet ta lënë të kaluarën prapa dhe të shohin para drejt integrimit.
Sa i përket lidhjes së afërt që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka me Moskën dhe Putinin, Kallas tha se këtë ia ka thënë edhe atij në Beograd. Veç kësaj, ajo i ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë.
Për këto dhe çështje të tjera, ndiqeni sonte intervistën në RTK nga ora 20.05 minuta, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Të tjera
Prokurori e pyet Rubinin për krime ndaj serbëve në Kosovë: E inkurajova UÇK-në të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar
Bashkë në fushatë: Arian Tahiri dhe Gjergj Beka me mesazh uniteti për Mitrovicën
Sot konferenca e 6-të ndërqeveritare Shqipëri-BE: Hapen 4 kapituj të ‘agjendës së gjelbër’