Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor.
Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka treguar se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe se të hënën iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë pjesë. Qëndrimi në spital, sipas saj, ishte më i gjatë dhe më i vështirë sesa ishte parashikuar.
“Jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani”, shkruan Krasniqi Goodman, duke shtuar se raporti i patologjisë ka konfirmuar që tumori ishte beninj, njofton Klankosova.tv.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.
“Mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, është shprehur ajo./Klankosova.tv.
Të tjera
Çka e shtyri në vetëvrasje shqiptarin në anijen hotel në Angli? Publikohet raporti 65 faqësh
Arrestohet 26-vjeçar në Selanik, akuzohet për përdhunimin e një vajze në hotel
Ozil: Kur u ngrit lart aeroplani teksa po largohesha nga Madridi, fillova të qaja