Krasniqi e NISMA-së: Limaj do deklarohet vet për takimin me Kurtin

Limaj do deklarohet vet për takimin me Kurtin

Deputetja nga rradhët e Nismës,  Arbreshë Krasniqi ka  folur para nisjes së seancës së 20-të për konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se kryetari Fatmir Limaj do të jetë pjesë e debateve televizive dhe do deklarohet personalisht për takimin me Kurtin, njofton Klankosova.tv.

“Kryetari Limaj do jetë pjesë e debateve televizive dhe do ketë një kohë më të gjatë që ta trajtojë dhe diskutoj këtë takim që ka ndodhur me Kurtin”, tha Krasniqi.