Një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
Policia fton personin që i ka humbur paratë të paraqitet në stacion ose të kontaktojë në numrin 192, transmeton KosovaPost.
”Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192.
Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar”.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za