Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, pas dështimit të vazhdimit të 22 –të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se komunikime me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë.
Sipas tij , kjo gjë nuk është ilegale.
“Janë të paarsyeshëm dhe absurde të mbajnë komplet shtetin pezull partitë opozitare. Ne kemi ofruara alternativat tona. Kanë refuzuar. Kur shantazhohet dikush duhet të denoncohet në prokurori.
Nuk e di për çka po flet. Na kemi dërguar edhe letër komplet partisë. Nëse ka diskutime me deputetë është normale. Komunikimet mes deputetëve ndodhin gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është ilegale”, tha ai.



Të tjera
“Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët
Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët alternative