Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të sotme të seancës konstituive, kërkoi nga Vetëvendosje që të reflektojë.
“Bllokada e institucioneve e ka emrin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.
Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim.
Qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre e jo për të përmbushur egot dhe kryeneçësinë. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, tha Çitaku.



Të tjera
“Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët
Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët alternative