Ministria e Bujqësisë ka dalë me një komunikatë për media pas bastisjes nga Prokuroria Speciale në këtë institucion.
Nga kjo ministri, është thënë se “që nga dita e parë janë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë” dhe se po bashkëpunojnë me këto institucione.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.
Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
“Nuk shitet përpos nëse ofrohen 2 milionë euro”, Cluji i qartë për Meriton Korenicën
Raporti baba-bijë është themelor
Shkak orari i Kupës së Botës, Real Madridit mund t’i shtyhet ndeshja hapëse në La Liga