Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar lidhur me intervistimin nga Prokuroria Speciale të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili po intervistohet në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore, përcjell KosovaPost.
Sipas Miftarajt, që të mënjanohen të gjitha dyshimet, PSRK do të duhej të sqaronte rolin e Besnik Bislimit dhe Ministrisë së Drejtësisë lidhur me dhënien me qira të pronës publike.
“Në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë në rastin e Ministrie se Bujqësisë dhe të menjanohen krejt dyshimet, PSRK do duhej te sqaronte edhe rolin e Besnik Bislimit dhe Ministrisë së Drejtësisë lidhur me dhënien me qera te pronës publike. Nuk po konstatojmë fajësinë apo pafajësinë a askujt, vetëm se është interes i publikut te sqarohen edhe pretendimet publike te Ministrit Peci për rolin e Besnik Bislimit dhe MD-se në ketë proces”, shkroi Miftaraj.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë