Nga sot në orën 14:00, do të fillojë zbatimi i parimit të kontrollit hyrje-hyrje në pikëkalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Glloboqicë-Jazhincë.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, kjo është njëra nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitar, e paraparë sipas protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, të nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit, kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën