IKD vlerëson se deklaratat e Gërvallës dhe Haxhiu, të cilat e cilësojnë aksionin si “inskenim” dhe “hakmarrje”, përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në punën e prokurorëve dhe cenojnë pavarësinë e Prokurorisë, duke krijuar një klimë të rrezikshme të pandëshkueshmërisë.
Instituti në reagimin e tij, thotë se paralajmëron se përdorimi i pozitës politike për të sulmuar personalisht prokurorë është praktikë e dëmshme që minon ndarjen e pushteteve dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Qasja e partisë Guxo dhe përfaqësuesve qeveritarë, sipas IKD-së, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe dëmton përpjekjet për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të paanshëm.
IKD thekson se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet përmes presionit politik, por vetëm përmes politikave të bazuara në pavarësi, transparencë dhe përgjegjësi. Instituti u bën thirrje të gjithë akterëve politikë të përmbahen nga deklaratat denigruese dhe të lejojnë institucionet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin