Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq, ia ka ndarë “Urdhrin e Flamurit Serb”, kongresistes amerikane, Claudia Tenney. Këtë Vuçiq ka bërë për të vlerësuar, siç thotë ai “kontributin e Tenney për forcimin e raporteve mes SHBA-së dhe Serbisë”.
Presidenti serb gjithashtu ka përmendur edhe qëndrimet e Tenney në raport me paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë -Serbi.
“Po aq e rëndësishme është mbështetja juaj e vazhdueshme në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe një kontribut në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, përmes dialogut dhe pavarësisht të gjitha dallimeve tona mbi këtë çështje të rëndësishme për Serbinë. Ju falënderoj veçanërisht për mirëkuptimin e nevojës për të respektuar të drejtat e serbëve dhe popullsisë tjetër joshqiptare në Kosovë, si dhe për kritikën e guximshme ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, kur këto të drejta u shkelën në mënyrë të njëanshme”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën