Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite. Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad.
“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë.



Të tjera
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin të gjitha kufizimet e trafikut ajror
Shmangni pagjumësinë pa ilaçe
Zgjedhjet më 7 qershor, reagon DASH-i