Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.
Sipas njoftimit nga Qeveria, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit.
Gjithashtu Kurti e ka falënderuar ambasadorin Walker për rolin e tij historik për popullin e Kosovës.
“Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën