Friedrich Merz, kancelari gjerman, ka bërë të ditur se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë të prodhuara në Ukrainë, por jo do të dorëzojë konkretisht raketat gjermane Taurus për të cilat Zelensky ka kërkuar prej kohësh.
Ai kështu u shpreh kur u mbajt një konferencë me shtyp pas takimit që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kur u pyet për raketat Taurus, Merz thotë se Gjermania dëshiron të mundësojë prodhimin e përbashkët të raketave me rreze të gjatë, por nuk do të zbulojë detaje publikisht.
“Nuk do të hyj në detaje këtu, por më lejoni të them se mbështetja ushtarake do të vazhdojë dhe ne do ta zgjerojmë mbështetjen në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbrojë veten”, thotë ai.
“Do të doja të theksoja diçka të re. Ne do të financojmë një sasi të konsiderueshme Starlinks dhe ministritë tona të Mbrojtjes do të nënshkruajnë një memorandum mbi raketat me rreze të gjatë. Asnjë kufizim në rreze, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet përtej kufijve të saj”.
Ai gjithashtu thotë se Gjermania “dëshiron paqe të përhershme për Ukrainën”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera
Izraeli nis ofensivën tokësore në Gaza
Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj
Autokracia e Vuçiqit pasqyron hijet e Millosheviqit, Banjska ishte paralajmërimi