Grupi palestinez i rezistencës Hamas tha sot se ka arritur një marrëveshje me të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, mbi një kornizë të përgjithshme për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.
“Kemi arritur një marrëveshje mbi një kornizë të përgjithshme me Witkoffin që siguron një armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë të forcave pushtuese izraelite nga Gaza dhe hyrjen e papenguar të ndihmës humanitare”, tha grupi në një deklaratë.
Marrëveshja përfshin gjithashtu “krijimin e një komiteti profesional për të menaxhuar çështjet e Gazës sapo të shpallet një armëpushim”, tha Hamasi.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Hamasi tha se do të lironte dhjetë pengje të gjalla izraelite dhe mbetjet e disa të tjerëve në këmbim të një numri të rënë dakord reciprokisht të të burgosurve palestinezë nën garancitë e ndërmjetësve.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin