Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të një misioni humanitar nga organizata ndërkombëtare Muntada Aid, me pjesëmarrjen e një ekipi të specializuar të mjekëve nga Turqia, po trajtohen 12 fëmijë me probleme të lindura në zemër, transmeton KosovaPost.
Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), në bashkëpunim të ngushtë me Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Anestezionit dhe Klinikën e Neonatologjisë, u realizua me sukses ndërhyrja e parë e këtij lloji në Ballkan, trajtimi kirurgjikal i një të porsalinduri me atresion të arteries pulmonare, një gjendje e rëndë kardiake që rrezikon jetën.
“Falë përkushtimit të profesionistëve tanë dhe bashkëpunimit të frytshëm me ekipin turk, ky intervenim i ndërlikuar përfundoi me sukses dhe i dha foshnjës shansin për një jetë normale. Ky operacion është pjesë e një misioni humanitar që ka për synim ofrimin e trajtimit për 12 fëmijë me sëmundje të rënda kardiake, të cilët aktualisht po operohen në QKUK, nga kardiokirurgë dhe specialistë nga Turqia”, njofton SHSKUK.
SHSKUK-ja ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e organizatës Muntada Aid, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në shërbim të fëmijëve kosovarë, si dhe për mjekët turq që po japin ekspertizën e tyre më të mirë në këtë mision jetik.
SHSKUK-ja shprehu falënderim konkret për ekipin mjekësor nga Turqia dhe mjekët e përfshirë në këtë intervenim të cilin e ka konsideruar si sukses të madh.
Mjektë të cilët morën pjesë në këtë intervenim janë Prof. dr. Ilker Yucel, kardiolog, Prof. dr. Halil Demir, kardiolog, Prof. dr. Oktay Korun, kirurg kardiak, Dr. Abid Karagoz, anesteziolog dhe Dr. Ramush Bejiqi me ekipin vendor të mjekëve dhe stafin përcjellës.
Gjithashtu, pjesëmarrës janë edhe Emre Ozturk, teknik i anesteziologjisë, Ercan Ersoy, perfuzionist, Husnyie Kaya, infermiere e anestezisë dhe kujdesit intensiv, dhe Musa Turgut, teknik i laboratorit të kateterizimit.
Të tjera
Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati
Kallas: BE drejt vendosjes së taksave mbi mallrat izraelite
Serbia shqyrton shërbimin e detyrueshëm ushtarak, reagon Lugina e Preshevës