Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Bastisje në tetë lokacione në Prishtinë, katër të arr*estuar

Policia i ka arrestuar katër persona të mërkurën pasi ka bastisur tetë lokacione në rajonin e Prishtinës, transmeton KosovaPost.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

  • një pushkë automatike AK-47,
  • 23 fishekë,
  • dy magazina (karikator),
  • një bajonetë,
  • një thikë,
  • 78 gram të substancës së dyshuar narkotike,
  • si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefon celularë.

Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.