Ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në përvjetorin e 26-të masakrës së familjes Kastrati, përcjell KosovaPost.
“26 vite më pas, plaga ende nuk është shëruar. Drejtësia ende mungon por kujtesa jonë nuk tretet. Kujtimi i tyre është thirrje për drejtësi”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Sot, kujtojmë me dhimbje vrasjen barbare të anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë, më 28 maj 1999, 26 vite më parë.
Pesë anëtarë të familjes Kastrati dhe fqinji i tyre, u shuan nga regjimi kriminal serb.
26 vite më pas, plaga ende nuk është shëruar. Drejtësia ende mungon por kujtesa jonë nuk tretet. Kujtimi i tyre është thirrje për drejtësi.
Lavdi dhe nderim për familjen Kastrati dhe gjithë të rënëve për liri.



Të tjera
Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit
8 kurat natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës
10 kuriozitete rreth bebeve!