Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë

Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë

Nga ora 10:00 hyrjet kryesore për në Prishtinë janë bllokuar për qarkullim nga maunat e bizneseve.

Qarkullimi do të jetë i ndaluar për çdo automjet deri në orën 12:00.

Përmes bllokimit të rrugëve bizneset po kundërshtojnë kalimin në tregun e lirë energjetik.

E një veprim i tillë ka përplasur punëtorë të bizneseve me zyrtare policorë e po ashtu edhe qytetarë të cilët kanë tentuar të frekuentojnë këto rrugë.

Kjo protestë mbahet për të bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës nga ora 10:00 deri në 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.rtk.