Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vizituar sot Defender Europe ’25, ku Kosova është edhe nikoqire, përcjell KosovaPost.
Ajo tha se pjesëmarrja e rreth 1000 pjesëtarëve të FSK-së në këtë ushtrim, përkrah ushtrive të vendeve më të fuqishme në botë, tregon nivelin e përgatitjes dhe gatishmërinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s, njofton Klankosova.tv.
“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë”, tha Osmani.
E para e shtetit shtoi se përmes këtij angazhimi, Kosova po dëshmon se jo vetëm kontribuon për paqen dhe sigurinë, por është plotësisht e gatshme të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.
Të tjera
Thaçit i binte telefoni vazhdimisht, mendoj që ai përfaqësonte interesat nga jashtë
Interi dhe Milani mund të festojnë, jepet drita jeshile për shitjen e stadiumit “San Siro”
Sonte tri ndeshje super interesante në Champions League