Deputetja e betuar e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se ne jemi nën masa të BE-së dhe sipas saj, asnjë shtet s’na sheh si kredibil për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, për Asociacionin si kusht ajo tha se s’ka qenë më herët, por sipas saj ka ardhur si rezultat i negocimit të Albin Kurtit.
“Ne jemi shtet nën saksione, apo nën masa të Bashkimit Evropian dhe asnjë shtet nuk ka sheh si vend kredibil që ne të jemi anëtarë të një institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është Këshilli i Evropës”.
“Për fazën e parë nuk ka qenë kusht, mirëpo për fazën e dytë ku është Komiteti i Ministrave, patjetër që ka qenë kusht dhe më lejoni të theksojë që Asociacionin në tavolinë e ka sjellur si kusht kjo qeveri, pra qeveria e Albin Kurtit, nuk ka qenë Asociacioni kusht më herët”.



Të tjera
Ftohjet, lodhja, ushqimi i varfër dhe kushtet klimatike ndikojnë në inflamacionin e sinuseve
Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i njëjti sikur kur ishte te Real Madridi
Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry Kane nuk duhet të ketë hapësirë