Një grup maturantësh sërish kanë festuar përfundimin e shkollës duke defiluar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Festimet janë shoqëruar me këndim të këngëve me përmbajtje nacionaliste, përdorim të fishekzjarrëve dhe valëvitje të flamurit serb.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, defilimet e maturantëve kanë nisur që nga java e kaluar.
Ai theksoi se, pavarësisht manifestimeve, situata në qytet mbetet e qetë.
“Që nga java e kaluar kemi defilime të maturantëve, e besoj edhe javën e ardhshme. Situata është e qetë”, deklaroi Elshani për Telegrafin.
Gazetarja e Telegrafit nga veriu i Mitrovicës raporton se një pjesë e maturantëve janë ndalur pranë shtatores së “Car Llazarit”, ku kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/




Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të