Mbi 15,000 maturantë nesër do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare dhe letërsisë, pjesë e detyrueshme e provimit të parë të jashtëm.
Këtë vit për provimin e maturës shtetërore janë regjistruar 15,004 kandidatë, nga të cilët 8,816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5,966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat për arsim artistik.
Provimi i dytë i jashtëm nga provimi shtetëror i maturës, i cili është zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë), do të jepet më 11 qershor.
Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kalojnë provimin shtetëror të maturës në qershor ose nuk e kalojnë plotësisht, do të kenë një shans të dytë. Provimi i gjuhës amtare është më 12 gusht, ndërsa provimi në lëndë zgjedhore dy ditë më vonë.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të