Gjatë qëndrimit në Podujevë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë homazhe pranë shtatores së heroit Ali Ajeti, në përvjetorin e rënies së tij.
Në nderim dhe kujtim të veprës së heroit Ali Ajeti, mban një minutë heshtja teksa vendosën lule pranë shtatores në “Bulevardin e Dëshmorëve” në qytetin e Podujevës.
Pas homazheve, kryeministri Kurti, ministrja Nagavci, kryetari Bulliqi dhe deputetja Saranda Bogujevci, vizituan familjen e heroit Ali Ajeti. /Telegrafi/



Të tjera
Largoni mykun nga shtëpia me uthull
Nuk ka pritje në pikat kufitare me Kosovën, lëvizje e qetë dhe pa vonesa
Mos i harroni ushtrimet gjatë ditëve të ftohta