Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i kësaj partie edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të kësaj komune, përcjell KosovaPost.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka marrë pjesë në takimin e sotëm të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ku Shpejtim Bulliqi është nominuar kandidat për mandatin e rradhës si kryetar i Komunës së Podujevës.



Të tjera
Shenjat se ai ju do vërtet
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë