Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë është e domosdoshme krijimi i një strukture të ngjashme me SPAK-un në Shqipëri, për të luftuar korrupsionin e lidhur me pushtetin dhe familjarët e politikanëve.
“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas”, ka shkruar Abdixhiku në’ Facebook’, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Largoni mykun nga shtëpia me uthull
Nuk ka pritje në pikat kufitare me Kosovën, lëvizje e qetë dhe pa vonesa
Mos i harroni ushtrimet gjatë ditëve të ftohta