Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazi dhe prokurorja publike në PTHP NKOK Marija Gjorgeva sot qëndruan në Prishtinë, me ç’rast realizuan takim me kryeprokurorin shtetëror Besim Kelmendi dhe me kryeprokurorin Blerim Isufaj.
Siç njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh mes prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar tejkufitar, por edhe kundër veprave tjera penale.
“Prokurorët publikë biseduan edhe për intensifikimin e kanaleve për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale mes dy vendeve”, kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut./telegrafi



Të tjera
Djathi ju mbron nga të gjithë shkaktarët e vdekjes
Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes
Pse duhet t’i ndërroni këpucët çdo ditë?