“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
KosovaNews mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Kamer Shabani, Drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, dhe Sadri Sutaj ekzaminer.
Kamberi e Sutaj duken të jenë përkrahës të AAK-së dhe të afërt me kryetarin e saj Ramush Haradinaj madje në faqen zyrtare në facebook Haradinaj në janarin e këtij viti ishte për vizitë në shtëpinë e Drejtorit të Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë Kamer Shabanaj.

“Bujaria e familjeve shqiptare mbetet gjithmonë frymëzuese. Në Dobrixhë të Gjakovës, pata kënaqësinë të jem me Shejh Xhemajliun, te familja punëtore dhe atdhetare e Kamer Shabanaj. Faleminderit për mikpritjen!” ka shkruar Haradinaj në facebook
Ndërkohë edhe i arresutuari tjetër Sadri Sutaj me pozitë ekzaminer ka publikuar në facebook fotografi me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
“Inspirim i çdo qelize që frymon Shqip” ka shkruar Sutaj në përshkrimin e fotos me Ramush Haradinaj.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit janë sekuestruar prova, përfshirë një pushkë AK47, dy revole, fishekë të kalibrave të ndryshme, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane), telefona mobilë, kompjuterë, USB dhe dokumente të tjera të rëndësishme për rastin.
Të tjera
Fejohet këngëtarja Melinda Ademi
Komunikimi nuk është ndalur as në lu*ftë
“Qëndruan krah nesh në ditët më të vështira”: Rama ia dhuron “Hyjneshën e Kryeqytetit” diplomatit Moore