Po bëhen gati katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlametare të 9 shkurtit, derisa të zgjedhurit e popullit nuk po votojnë pro konstituimit të Kuvendit.
Partitë politike nuk po arrijnë t’i lënë anash inatet personale, për të vazhduar tutje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Ligjbërësit refuzuan për disa herë rresht ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
E për këtë, thuhet se LVV po insiston për votim të fshehtë.
Por, sa ka gjasa të ndodhin këto ‘lëvizje politike’, pra që deputetë të caktuar ta votojnë Haxhiun, folën analistët politik.
Gjasat për konstituimin e Kuvendit
Po ashtu, ai kritikoi dështimet e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit, derisa tha se kjo po ndodh për shkak të inateve personale mes liderëve dhe partive politike.
“Kuvendi i Kosovës konfirmoi shumë dështime të tij. As pesimisti më i madh shqiptar apo optimisti më i madh serb antishqiptar, nuk e kishin pritur diçka të tillë. Kjo gjendje ka komprometuar skajshëm aftësinë dhe pritshmërinë e të zgjedhurve të votuesit në Kosovë. Duket se kemi zgjedhur inatçiet më të mëdhenj të Kosovës. Joshja e deputetëve tani si dhe kërkesa për votim të fshehta janë përpjekje të kota. Asnjë deputet nga partitë politike deri tani nuk ka treguar gatishmëri që t’i kthej ‘shpinën’ subjektit të vet i cili e ka futur në listë për deputet, në këmbim të premtimeve të LVV e cila jo vetëm që ka humbur besimin për bashkëpunim të mirëfilltë, për punë serioze për ngritjen e vendit, por vlerësohet si tepër i papërshtatshëm për bashkëpunim”, deklaroi analisti.
Gjithashtu, Maraj vlerësoi se janë bërë monotone seancat çdo 48 orë në Kuvend, derisa tha se nuk po ka sinjale për bashkëpunim mes partiv politike, pasi ka një mungesë gatishmëri të dukshme.
“Kosova dhe qytetarët e saj po i vuajnë këtë kryeneçësi të këtyre të zgjedhurve. Nga partitë politike nuk doli dikush të tregojë së në cilat pika nuk përputhën programet e tyre me programin e LVV, por thjeshtë tregojnë mungesën e gatishmërisë për bashkëpunim me LVV. Tregojnë që nuk janë të gatshëm të përkulën para tekeve të LVV, pikërisht të kryetarit Albin Kurti. Kjo kryeneçësi e dyanshme ka krijuar një pritje të pashpresë, duke thirre mbledhjet për formimin e Kuvendit çdo 48 orë. Pastaj përfundimin e seancave pa rezultat dhe pa shpresë me një refren monoton shihemi pas 48 orëve. Kjo thirrje për seancë çdo 48 orë nuk ka paraqitur asnjë tendencë, për ndonjë ndryshim për të zgjedhur këtë ngërç, nga se kjo po përdoret si presion më shumë se kërkesë për të dalë nga kriza”.
Ndër të tjera, analisti u dërgoi mesazh qytetarëve, që në të ardhmen të tregohen më të vëmendshëm në votimet e tyre për të zgjedhurit e popullit, pasi për shkak të kryneçësive të tyre, po pëson Kosova.
“Kjo gjendje është një mësim i madhe për Kosovën dhe votuesit e saj. Që të mos zgjedhin më deputetë me fushata pompoze, sirena zëra të larë dhe premtime boshe. Më premtime individuale, për interesa të ulëta personale apo grupore. Ky është mësim nëse do të shfrytëzohet për se mbari. Kosova po vuan kryeneçësinë, inatin e partive politike shqiptare. Në këtë situatë partitë politike jo shqiptare kërkojnë kushte që Kosovën e bëjnë shtet më pavarësi të kushtëzuar”, përmbylli Milazim Maraj.
Halimi: Marrëveshje politike ndërmjet partive politike duhet të ketë, ndryshe nuk mundet me u zgjedh kjo bllokadë
Kurse, edhe analisti tjetër politik, Jeton Halimi u tregua kritik me qasjen e deputetëve dhe partive politike.
Ai në prononcimin e tij vlerësoi se po bëhen kalkulime politike, derisa kishte kritika për qasjen e LVV-së.
“Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar, pasi nuk po mundësohet konstituimi. Krejt kjo bllokad vjen si pasojë e kryetarit të VV-së z.Albin Kurit, me kryeneçësin e tij nuk do me ndërru kandidaten për kryetare për Kuvendin e Kosovës, deputeten znj.Albulena Haxhiu. Po ashtu, shto këtu faktin se pa marrëveshje politike dhe VV-ja e di shumë mirë se nuk i kanë votat për zgjedhjen për kryetarin/en e Kuvendit Kosovës, thjeshtë bëjnë kalkulime politike”.
Po ashtu, Halimi nuk pret që mund të ketë ndonjë deputetë nga partitë opozitare që mund të votojnë pro Albulena Haxhiut.
Sipas tij, gjasa që të ndodhë një gjë e tillë janë minimale.
“Për këtë, këto raportime se deputetë të caktuar të partive opozitare mund të votojnë pro propozimit të LVV-së për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, kines dy deputetë të LDK-së znj.Serbese Muçaj dhe znj.Arjeta Abazi, janë kontaktu nga njerëzit e VV-së apo nga z.Kurti, (gjithmonë sipas raportimeve në medium), mirëpo nuk ka pasur asgjë të konfirmuar. Gjithashtu, edhe një deputet nga PDK-ja është raportuar në media, por as ky lajm nuk është konfrimuar, se saktësisht cili deputet nga radhët e kësaj partie do ta votojë kandidaten e VV-së.
Gjasat të ndodhë një gjë e tillë janë shumë minimale apo thujase aspak reale, pasi dihet se çdo deputet që vepron kundër kyretarit të asaj partie dhe vetë kryetarit, ai apo ajo, përfundon aty për aty dhe munde të merren masa dhe të digjet politikisht një mendje e tillë”, nënvizoi analisti.
Në fund, ai shtoi se është e vështirë të binden deputetët për të votuar ndryshe nga partitë e tyre, pasi mund të kenë pasoja.
Kësisoj, kërkoi që të shtohet presioni i ndërkombëtarëve për të konstituar sa më shpejt Kuvendi.
“A mund të binden më lehtë deputetët e caktuar, jo nuk besoj se mundet me ndodhë kjo gjë. Gjithë deputetët e partive politike janë të rinj, u tha më lart çfarë pasoja munden me pasë nëse veprojnë kundër partisë, pasi me llogo të saj kanë marr vota dhe do të kishte me qenë tradhti dhe pabesi. Marrëveshje politike ndërmjet partive politike duhet të ketë, ndryshe nuk mundet me u zgjedh kjo bllokadë. Shpresoj te një presion shumë i madh nga BE dhe SHBA, Kurti vetëm në këtë mënyre mundet me heq bllokadën politike, të krijuar nga vetë ai dhe VV-ja me partnerët tij”, përmbylli Jeton Halimi
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli