Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë.
Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit
Njoftimi i Bashkësisë Islame e Kosovës:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!
Namazi i xhenazes është falur sot në Qabenë e bekuar me namaz të drekës, ndërsa varrimi i tij u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së rahmetliut i dhëntë sabër dhe gajret!”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame e Kosovës.



Të tjera
Investimi në arsim, investim në të ardhmen e Kosovës
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
5 teknika me të cilat do të komunikoni dhe ndikoni më mirë tek të tjerët