Njëri nga pesë të arrestuarit për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Rogovë të Gjakovës, është Shukri Hoti.
I njëjti raportohet se ishte liruar nga burgu vetëm para dy javësh.
Megjithatë, nuk dihet nëse është liruar me kusht apo ka përfunduar vuajtjen e dënimit, për veprën penale për të cilën ishte shpallur fajtor.
Njoftimi i policisë:
”Janë arrestuar pesë persona te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin shtënë me armë zjarri në fshatin e lartcekur. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarëve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion me sa vijon: një pushkë gjuetie me shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me tridhjetë e nëntë (39) fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë te kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë me dy karikator dhe njëzet e tre (23) fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe dyqind e gjashtëdhjetë e tetë (268) fishekë 9×19 mm. si dhe disa gëzhoja”
Të tjera
Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra
Sonte super përballja Brazil – Norvegji
Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore