Presidenca e Kosovës ka njoftuar se kanë mbërritur në vend Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams.
“Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Duke filluar nga ora 15:00, presidentja Osmani do t’i pret ata me një ceremoni shtetërore.
Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator