Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, guvernator i Përgjithshëm, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se me të diskutuan një mori çështjesh që janë në interesin e të dyja shteteve.
“Shpreha mirënjohjen e thellë për njohjen që vendi i tij i bëri Kosovës në vitin 2015, një akt që forcoi pozitën tonë ndërkombëtare dhe dëshmoi mbështetje parimore për shtetësinë tonë”.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët si dhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit CARICOM”, ka shkruar Osmani.
E njëjta shtoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm në mes të dyja shteteve.
Të tjera
Komandantët e KFOR-it dhe Ushtrisë Britanike flasin për sigurinë në Kosovë
Policia ndëshkon shoferët për tejkalim shpejtësie dhe gara ilegale
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë njofton dorëheqjen