Sot për herë të 25-të, ata pritet të tentojnë që të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka propozuar për kryetare të Kuvendit, deputeten dhe ministren në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Por deputetët e partive të tjera, përveç atyre të minoriteteve joserbe, refuzojnë të japin votën për kandidaturën e saj, duke kërkuar që të ndryshohet propozimi i Vetëvendosjes.
Në këtë rast, ata nuk japin votën as për votim të një Komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga Vetëvendosje, duke deklaruar se është kundër rregullores së Kuvendit, që derisa procesi i votimit ishte i hapur, të ndryshohet në mes të procedurës.



Të tjera
Pranoi mesazh mashtrues për kartelën bankare, gruas në veri i vidhen 500 euro
Ademi në përvjetorin e UEFA-s tregon punën e deritanishme të Kosovës në futboll
Shtatë gjëra që do t’iu mbeten peng kur të plakeni