Është gruaja e parë që ka udhëhequr shtetin, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Rajonin. Ka arritur gjithashtu gradat më të larta që një grua I ka bartur në Policinë e Kosovës. Por, ish presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, nuk është ftuar në Forumin Ndërkombëtar, që flet për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Se nuk kanë marrë ftesë për një ngjarje të tillë, e konfirmuan nga zyra e Jahjagës.
“Këtë vit Presidentja Jahjaga nuk ka marr ftesë për të qenë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, shkruan në përgjigjen e kësaj zyreje.
Radio Dukagjini ka pyetur edhe zyrtarët e Presidencës Bekim Kupina, këshilltar për media e Vjosa Osmanit ka thënë se Jahjagës i kanë dërguar ftesë, por nuk kanë siguruar asnjë dëshmi për një deklarim të tillë.
Sipas tij është fare e pakuptimtë mungesa e ish-presidentes në një format të tillë.
“Kosova është dashur të krenohet me faktin që i ka dhënë përparësi grave të jenë në pozita të larta shtetërore. Por kur një president grua e mohon një president tjetër grua, problem i shoqërisë kosovare nuk është mosrespektimi I shoqërisë kosovare ndaj grave. Jahjaga i plotëson të gjitha kriteret e të qenit në këtë pozitë. Jahjaga ftohet në të gjitha organizimet e ngjashme që mbahen jashtë Kosovës, e nuk ftohet këtu, kjo është e pakuptimtë” thotë Hysa.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik