“Kosova mund të kërcënohet nga një…”, publicisti serb thirrje partive politike/ Ja dënimi që i dha BE Vuçiqit për shkuarjen në Moskë

Kosova ende nuk po arrinë të formojë institucione të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa kërkohet formimi urgjent i tyre kjo për shkak se Serbia e Vuçiqi mund ta shfrytëzojnë këtë situatë në dialog.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, vazhdon të jetë “i përkëdheluri” i BE-së, duke e toleruar pjesëmarrjen e tij në Moskë në paradën e Ditës së Fitores kundër fashizmit dhe duke ftuar në Samit të Tiranës përkrahë figurave të rëndësishme politike të botës evropiane.

Gjersa, Vuçiq e Serbia nuk u ndëshkuan për pjesëmarrje në paradën e Moskës, Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese që nga viti 2023.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët e rinj nisën punën e tyre në komunat në veri, pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Masat e tjera janë edhe suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën, në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).

Heqja e masave ndëshkuese ishte kërkuar vazhdimisht nga krerët e lartë të shtetit, ndërsa gjatë vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se si shenjë e angazhimit të BE-së “mund të njoftoj se BE ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor 2023” ndaj Kosovës.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se cilat masa konkretisht kanë filluar të hiqen gradualisht.

Sipas tij, në shenjë proteste për shkuarjen në Moskë, BE refuzoi t’i jepte Serbisë këstin e parë prej 100 milionë eurosh në grante në kuadër të projektit prej 6 miliardësh për vendet e Ballkanit.

“Pasi Trump erdhi në pushtet, BE-ja është në një situatë tmerrësisht të ndërlikuar: po bëhet gjithnjë e më e qartë se Amerika e Trumpit ka pushuar së qeni një aleat serioz dhe i besueshëm; Kështu, BE-ja është e ekspozuar ndaj një rreziku sektar. Së dyti, brenda radhëve të saj ka një shtet oriental qartësisht antievropian, autoritar dhe plotësisht pro-rus: Hungarinë e Orbanit dhe Sllovakinë e Ficit.

Serbia (si “kandidate për anëtarësim” prej 10 vitesh tashmë) është palë e tretë për ta me largimin demonstrativ të Vuçiçit në Moskë. Në shenjë proteste, BE-ja refuzoi t’i jepte Serbisë këstin e parë prej 100 milionë eurosh në grante në kuadër të projektit prej 6 miliardësh për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ky, përveç paralajmërimeve verbale, është i gjithë mekanizmi që BE-ja mund të përdorë”, deklaron Martinov.

Ai thotë fleksibiliteti i dukshëm i BE-së ndaj Serbisë është për shkak se Ballkani Perëndimor është si një “fuçi baruti” që mund të shpërthejë.

“Nga ana tjetër, fleksibiliteti i saj i dukshëm ndaj Serbisë buron nga ankthi i vjetër se Vuçiç mund t’i kthejë shpinën plotësisht dhe përfundimisht Rusisë së Putinit. Dhe pastaj, pa mundësinë e presionit verbal dhe financiar mbi të, Ballkani Perëndimor si barku i vërtetë i Evropës mund të shndërrohet (me luftën tashmë trevjeçare në Ukrainë) në një “fuçi baruti” të re që kërcënon të shpërthejë, sepse jo vetëm Serbia (me mbështetjen e Hungarisë në një mënyrë ose në një tjetër), por edhe Rusia e Putinit do të ishte në gjendje të “lëvizte” rreth asaj fuçie pa pengesa”, thekson publicisti.

Image

Zlatoje Martinov

Kosova mund të kërcënohet seriozisht nga një zhvillim i tillë, thotë Martinov, gjersa kërkon që faktorët politikë në Kosovë të kapërcejnë interesat partiake e ideologjike dhe t’i nënshtrohen interesave të përgjithshme shtetërore.

“Jo vetëm B dhe H, por edhe Kosova mund të kërcënohet seriozisht nga një zhvillim i tillë. Si përmbledhje: situata gjeopolitike në botë sot është jashtëzakonisht komplekse sepse rendi i mëparshëm botëror është shkatërruar përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme (fatkeqësisht) që nga 20 janari. Kjo është arsyeja pse të gjithë faktorët politikë në Kosovë duhet të kapërcejnë interesat e tyre partiake dhe ideologjike dhe t’ia nënshtrojnë ato interesave të përgjithshme shtetërore”, përfundon Martinov.