Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2024 arriti në 639 euro, nga 570 euro sa ishte në vitin 2023 – një rritje prej 69 eurosh. Ndërkohë, paga mesatare neto ishte 552 euro, duke shënuar një rritje prej 46 eurosh krahasuar me vitin paraprak.
Rritje më e theksuar në sektorin privat
Sektori privat përjetoi rritjen më të madhe të pagave. Paga mesatare bruto në këtë sektor u rrit nga 515 euro në vitin 2023 në 598 euro në vitin 2024, një rritje prej 83 eurosh. Po ashtu, paga neto u rrit me 54 euro, duke shkuar nga 459 euro në 513 euro.
Edhe sektori publik shënoi rritje të konsiderueshme. Paga mesatare bruto u rrit nga 624 euro në vitin 2020 në 755 euro në vitin 2024, një rritje prej 131 eurosh ose 21%. Ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 552 euro në 668 euro, me një rritje të njëjtë prej 21%.
Ndërmarrjet publike me paga më të larta, por rritje të vogël
Sipas ASK-së, sektori i ndërmarrjeve publike vazhdon të ketë pagat më të larta në vend, megjithatë rritja ishte modeste. Paga mesatare bruto u rrit nga 769 euro në 783 euro (1.8%), ndërsa paga neto nga 680 euro në 685 euro (0.7%).
Sipas aktiviteteve ekonomike
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli