Një delegacion i Policisë së Kosovës (PK), i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka realizuar një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova ka zhvilluar takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë, përfshirë hetimin kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit, krimeve kibernetike, njësive speciale, aviacionit policor, etj.
Tutje theksohet se delegacioni është pritur zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i sigurisë së Turqisë.
Takimet në mes tyre është fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli