Pas ministrit në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga mesatare në sektorin privat ka shënuar “rritjen më të lartë historikisht”, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, përcjell KosovaPost.
Kurti ka thënë se në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto).
“Nga mbështetja që i kemi dhënë sektorit privat kanë përfituar edhe bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasur me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli