Një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë pasi dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para të gatshme në formë ryshfeti.
Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.



Të tjera
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë
Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%