Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për Lindjet për vitin 2024.
Sipas këtyre të dhënave në vitin 2024, janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat 11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin femra (ose 48,3%).
Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni