Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.
Siç mëson klani., njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.
Bazuar në të njëjtat burime, Bahtiri dyshohet për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” , Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për Shpëlarje të parave.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.
Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.



Të tjera
25 këshilla për t’iu ndihmuar të arrini qëllimet tuaja
Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi t’i japë ryshfet policisë në kufi
I shënoi katër gola në Botëror, Oyarzabal flet për të ardhmen e tij