Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, në bisedën telefonike midis kryediplomatëve Fidan dhe Rubio u diskutua për hapat e ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe rezultatet e negociatave të mbajtura dje në Stamboll.
Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës.



Të tjera
Haxhiu në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetaria me integritet është thelb për demokracinë
Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë