Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka mohuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Qeverinë Kurti, ashtu siç është raportuar ditë më parë.
Në një reagim në Facebook është thënë se kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e Kosovës dhe të përkushtuar ndaj prioriteteve të zhvillimit në Kosovë.
“UNKT konfirmon bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të fortë me qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe vlerësojmë partneritetin tonë të gjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.



Të tjera
Haxhiu në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetaria me integritet është thelb për demokracinë
Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë