Vjosa Osmani, presidente e vendit, ka thënë se FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë, dhe se e ardhmja është euroatlantike.
Ajo ka shkruar se si komandante supreme ka falënderuar FSK-në për rezultatin e arritur.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje, ajo ka shtuar “Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n”.



Të tjera
Serbia po shantazhon kandidatë serbë nga Kosova për të imponuar votën për Listën Serbe
Piskamat vijnë sepse gjilpëra e shtetit ua ka shpuar gishtat, Kurti kërkon mbi 50 për qind në zgjedhje
Intensitet i lartë i punimeve të rrugës Prizren-Tetovë, Durmishi publikon pamjet mahnitëse të rrugës që po çan Malet e Sharrit