Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina është ftuar samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Hagë të Holandës, nga 24 deri më 26 qershor.
Agjenda pritet të përqendrohet në pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe thirrjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump drejtuar anëtarëve të aleancës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
“Ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”, tha Zelensky të hënën pasi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Lituani.
Javën e kaluar, Zelensky tha se nëse Ukraina nuk është e pranishme në samitin e NATO-s, “kjo do të jetë një fitore për Putinin, por jo mbi Ukrainën, por mbi NATO-n”. /Klankosova.tv



Të tjera
Kurti shtron iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe drejtuesit e BIK-ut
Vr*itet në Greqi një tifoz 20 vjeçar
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lu*fta në Lindjen e Mesme?